Blushi dhe Braimllari në terren për 14 majin: Trokasim në çdo zemër e derë për të folur me qytetarët
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka njoftuar se vijojnë takimet e përditshme me qytetarët në njësinë 9 në kryeqytet, për tu prezantuar banorëve programin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi.
Në një postim në Facebook, Blushi u shpreh se qytetarët po e prrsin me padurim ndryshimin e madh dhe se pas 14 majit dhe fitores së Këlliçit, bashkia e Tiranës do të jetë plotësisht në shërbimin e tyre.
Blushi nuk ka lënë pa përmendur edhe nisjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale nga Koalicioni, që do të mbahet nesër në orën 12:00 në Stadiumin “Air Albania”.
"Vazhdojmë të trokasim në çdo zemër dhe derë më derë në Njësinë Nr. 9 për të folur sy më sy me qytetarët, për të dëgjuar hallet e tyre dhe për t’u prezantuar programin e shkëlqyer të Belind Këlliçit, që ul kostot e jetesës përmes rishikimit të taksave dhe tarifave bashkiake dhe transportit publik falas dhe modern.
Qytetarët mezi po e presin Ndryshimin e Madh dhe pas 14 Majit Bashkia e Tiranës do të jetë vetëm në shërbim të tyre!
Ndryshimi është në duart e tua! Takohemi të gjithë nesër, në ora 12:00, në stadiumin kombëtar, për hapjen e fushatës fitimtare! Bashkë Fitojmë!", u shpreh Blushi.
Nderkaq, anetari tjeter i Kryesise se PL-se, Endrit Braimllari shprehet se Belind Këlliçi ka një plan konkret për të ulur koston e jetesës në Tiranë.
"Lapraka po bëhet gati për ndryshimin e madh.
Belind Këlliçi ka një plan konkret për të ulur koston e jetesës në Tiranë.
Transport publik falas, uljen e taksave dhe tarifave, mbështetje për familjen", shprehet Braimllari.