Bllokoi foltoren: Përjashtohet nga seanca plenare Edmond Spaho, i hiqet dhe dita e punës

Deputeti i PD-së Edmond Spaho është përjashtuar nga senaca e sotme për zaptim të foltores.

Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj veç përjashtimit i komunikoi gjithashtu edhe vendimin për një masë financiare në pezullimin e pagës për këtë ditë.

Felaj i kërkoi edhe njëherë deputetit Spaho të lironte foltoren dhe të hiqte bilbilin, ndërsa e paraljmëroi për masa të tjera shoqëruese.

Pas tij edhe deputetja Elda Hoti mori vërejtje për sjelljen në parlament.

EMISIONET