Biberaj: BE miliarda euro investime, Shqipëria merr vetëm disa thërrime
Aleksandër Biberaj ish deputet i Partisë Demokratike në një intervistë për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja
Sa i përket samitit që u mbajt në Tiranë Biberaj thotë se nuk prodhoi ndonjë gjë të interesante për Shqipërinë.
Sipas tij nga miliarda euro që jepen “Shqipëria merr vetëm disa thërrime”.
Aleksandër Biberaj: Samiti nuk prodhoi ndonjë gjë interesante për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në aspektin mikpritës është gjë shumë e mirë që vijnë të gjithë liderat e BE, por në aspektin pragmatist të asaj që sollën nuk është se sollën ndonjë gjë të re. Bëhet fjalë për miliarda euro investime ndërkohë që Shqipëria merr vetëm disa thërrime dhe këto pastaj shkojnë për incineratorët për korrupsionin, për hajdutërinë e politikanëve. Përveç polifotos nuk sollën gjë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

