Berisha: Rama kërkon të lirojë Dritan Dajtin! Banda e partisë do eliminonte një politikan të afërt me Ramën

Nga ballkoni i shtëpisë së tij Sali Berisha tha sonte se Edi Rama që udhëton sipas dosjeve në Aruba dhe se është Edi Rama që stoliset me orë 500 mijë eurosh.

Berisha: Të dashur miq, një muaj më parë u vendos në qytetin e Durrësit një pllakatë memoriale për katër dëshmorë të kombit, oficerë të shkëlqyer policie që i ekzekutoi miku i Edi Ramës, vrasësi serial Dritan Dajti. A mund të imagjinoni ju se ajo pllakë përkujtimore që u inaugurua zyrtarisht me praninë e narkopolicëve, u hoq me urdhrin e Dritan Dajtit. Sepse Edi Rama po bën gjithçka që vrasësin e katër oficerëve të policisë ta nxjerrë nga burgu, ta lirojë për detyrimet që ka ndaj tij.

Të dashur miq, këto janë vetëm maja e ajsbergut e krimeve të këtyre qeveritarëve. Në dosje ka telefonata që faktojnë se përgatitën vrasjen e një politikani të afërt me Edi Ramën dhe heshtin dhe nuk bëjnë asnjë akuzë, nuk guxojnë, sepse bandat që do e eliminonin janë superbandat e partisë. Pra, aq sa është e shëmtuar vrasja në klub, në rrugë dhe kudo, më të shëmtuara dhe kriminale janë planet që bëhen nga njerëzit e pushtetit, nga bandat e pushtetit.

Dhe që të gjitha bëhen me dijeninë e Edi Ramës. Ja pse Taulant Balla megjithëse akuzohet, faktohet se ndërhyri për të liruar vrasësit, terroristët që vunë dinamitin, ndërhyri dhe mori nga stacioni i policisë Rrajën, që kishte torturuar një vajzë, kalon nga një portofol në tjetër, sepse kreu i krimit në Shqipëri është Edi Rama që koordinon bandat. Sepse është Edi Rama që udhëton sipas dosjeve në Aruba. Se është Edi Rama që stoliset me orë 500 mijë eurosh.

EMISIONET