Berisha-protestuesve: Më dhatë shpresë dhe sot më shumë se kurrë ju jeni heronjtë e mi, jeni heronjtë e shqiptarëve

Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin, ka përshëndetur të gjithë qytetarët protestues, që e kanë ndjekur gjithmonë.

‘Më dhatë shpresë dhe sot më shumë se kurrë ju jeni heronjtë e mi, jeni heronjtë e shqiptarëve’, tha gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha.

Berisha: Ne kaluam vështirësi të mëdha, nuk i mohoj. Ne kemi përballë një diktaturë e cila kontrollon parlamentin, që kontrollon drejtësinë, që ka shkatërruar pluralizmin dhe ka shkatërruar procesin zgjedhor duke grabitur votën e lirë. Ne kemi përballë një agresion të hapur ndaj opozitës. Kryetarit nuk i lejohet emri në fletën e votimit dhe arrestohet në procesin më politik të dokumentuar në historinë e Europës. Ne jemitë sulmuar nga gjykatat e partisë që na mbajnë peng vulën e partisë. Ne jemi të sulmuar nga disa prej medieve më të mëdha të vendit që për mëkatet e qeverisë, thonë fajin e ka opozita.

Por janë këto vështirësi, të cilat kanë aktivizuar ADN-në tonë shqiptare dhe si shqiptarë ne japim forcë të përballemi të pamposhtur me çdo gjë. Janë këto sulme që zgjojnë luanin brenda nesh dhe na japin guxim të përballemi me hienat dhe këtë e kemi provuar. Kemi fituar dy herë, në fakt tre herë, në kushtet më të pamundura dhe ne do fitojmë përsëri. Do fitojmë për të ardhmen e rinisë shqiptare, për demokracinë, për Shqipërinë. Të dashur demokratë, përulem para jush me mirënjohjen më të thellë. Në moshën time, në një moshë që unë mendoja se kisha parë gjithçka nga jeta, më dhatë shansin për të përjetuar emocionet më të fuqishme. Më frymëzuat duke qëndruar përpara çdo sulmi që iu bë PD-së si viganë të vërtetë të interesit kombëtar.

Nuk u shitët, nuk u intimiduat, nuk u trembët, nuk u mashtruat. Më dhatë shpresë dhe sot më shumë se kurrë ju jeni heronjtë e mi, jeni heronjtë e shqiptarëve.Po, ju jeni heronjtë e mi se kur Shqipëria ishte zhytur në apati nën moton ç’më duhet mua, kur regjimi mendoi se i dha opozitës goditje fatale, ju provuat se fati i Shqipërisë është në duar të sigurta. Kemi 10 vite në opozitë, të dashur miq. Opozita është e vështirë, por është akoma më e vështirë kur zgjat 10 vite. Shumë dhimbje, padrejtësi, sakrifica keni kaluar ju. Opozita bëhet e padurueshme kur ato institucione që supozohen të jenë me ligjin, korruptohen dhe përdoren si pushkë kundër opozitës. Përdoren si Dumani në krye të organizatës kriminale të Skapit të partisë për amnistimin e Edi Ramës dhe kriminelëve të tij elektoralë për dosjet 339 dhe 184. Përdoren për amnistinë e Edi Ramën dhe Erion Veliajt për vjedhjen e shekullit, djegësat, sterilizimin, portin e Durrësit, Butrintit, aferat shumëmiliardëshe të Edi Ramës dhe klanit të tij. Përdoret për amnistimin e skandalit të shekullit Rama-McGonigal për të cilin dita e gjykimit po afron. Dita e gjykimit për Edi Ramën është e afërt dhe Edi Rama, me 20 shkurt, do të marrë atë që meriton!

EMISIONET