Paloka: Më 20 shkurt të gjithë bashkë në shesh, të ndalojmë rikthimin e regjimit

Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka i është bashkuar tubimit të përditshëm qytetar në mbështetje të liderit opozitar, Sali Berisha, poshtë banesës së tij.

Në fjalinë  e tij Paloka ka treguar  treguar se qëllimi i protestës së madhe përpara kryeministrisë më 20 shkurt do të jetë për të gjithë qytetarët. Sipas Palokës, ata do të shprehin revoltën e tyre si kundërshti për mosrikthimin e regjimit.

“Qëllimi ynë në 20 shkurt është që të gjithë revoltën, protestën, pakënaqësinë që tek shqiptarët ka arritur kulmin ta shprehim me praninë tonë në atë shesh.

Ne praktikisht jemi në diktaturë. Kemi liderin e opozitës të arrestuar. Në parlament Rama pothuajse e ka eleminuar opozitën, për të mos folur për çështjet e tjera – papunësinë, varfërinë, largimin e shqiptarëve.

Më 20 shkurt ne nuk dalim në rrugë vetëm për Sali Berishën, as vetëm për partinë demokratike por dalim për çdo shqiptar që nuk mund të pranojë rikthimin e diktaturës në vend e të mos presin sa e keqja tju shkojë tek dera e shtëpisë së të gjithëve.”

EMISIONET