Berisha nxjerr dokumentet në Kuvend: Ja çfarë nuk ka futur prokurori në dosje për ''Velicën'', po t'i fuste do dilte si Lalja Asadi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bllokuar foltoren e Kuvendit për minuta të tëra, teksa diskutohej në seancën plenare të radhës.
Ai akuzoi kryeministrin Rama se po i bë presion drejtësisë, ka shkuar në Durrës për t’u kujdesur për Erion Veliajn dhe që të kthehej në Parlament.
Ai kërkoi ligjin kundër Xhorxh Sorosit që të kalonte në Parlament, teksa theksoi se prokurori i dosjes së kryebashkiakut nuk i ka përfshirë të gjitha provat në dosje.
“Kërkoj që Edi Rama të rikthehet në Tiranë në mënyrë urgjente dhe që të mos qëndrojë në Durrës ku ka dërguar edhe Erion Veliajn.
Ka dërguar atje Xhevdet Troplinin, duke kërcënuar.
Ju garantoj se do përgjigjeni të gjithë, i ka kapur tërbimi, i papërgjegjshëm, shumë e rrezikshme për vendin. Pasi vetë ka marrë fund përfundimisht.
Le t’i fshijë 100 herë fotografitë e Soros, Yuri Kim dhe të tjerëve nga mediat e tij, ai është i damkosur si kukull e Xhorxh Sorosit. Mendoni se do paguajnë shqiptarët për Sorosin?
Ligji për ndalimin e fondacionit dhe organizatave sorosiane që të kenë bashkëpunim me institucionet shqiptare, duhet të sillet e të votohet.
Ja cfarë nuk ka futur prokurori për Velicën, Ku është Bushka, ku është Klotilda, ja çfarë nuk ka futur, që po t’i fuste do dilte si Lajla Asadi, që i doli gardëroba 1 mln euro, por këto 870 mijë euro të Velicës nuk i ka futur prokurori, ja ku i ke”, i drejtohet sallës dhe deputetëve socialistë”, tha Berisha.
Ndërsa ai vijoi të mbante fjalën, Spiropali e hoqi fjalën dhe vijoi me rendin e ditës, në Kodin Zgjedhor”, tha ai mes të tjerash.