Tensione në Kuvend/ Garda rrethon foltoren, Berisha: Rama të vijë këtu, ka shkuar në Durrës që t’i çojë Veliajt në qeli Troplinin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2025, 11:43

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga foltorja e Kuvendit se Edi Rama ka shkuar në Durrës që t’i çojë Erion Veliajt në qeli Troplinin që t’i mbyllë gojën.
Kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën pasi ishte jashtë procedure, ndërkohë që Garda rrethoi foltoren.
Spiropali vendosi 5 minuta pushim.
“Kërkoj rikthimin urgjent të padrinos, që po shkon në Durrës për ti dërguar Troplinin në qeli Veliajt”, tha Berisha.

