Berisha: Nuk pranojmë kurrë tjetërsimin e Parkut të Butrintit
Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi pasditen e të hënës takime elektorale në mbështetje të kandidatëve të koalicionit Bashkë Fitojmë në 6 bashki në jug të vendit. Hodhi akuza ndaj rivalëve dhe kërkoi mbështetje me votë në zgjedhjet e 14 majit.
Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral me kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë për kryetar bashkie në Sarandë, Delvinë dhe Himarë, për të cilët kërkoi mbështetje me votë më 14 maj.
Hodhi akuza ndaj kandidatëvëve të PS dhe e vuri theksin tek gjuha e fushatës së rivalit Edi Rama.
Theksoi se demokratët nuk do të pranojnë kurrë tjetërsimin siç e cilësoi të Parkut të Butrintit.
Ndërsa në një takim elektoral në mbështetje të kandidatëve të koalicionit opozitar për bashkitë Gjirokastër, Tepelenë e Memaliaj, tregoi arsyen që sipas tij Edi Rama nuk i del në debat.
Duke i cilësuar zgjedhjet e 14 majit të rëndësishme si ato të vitit 1992, Berisha kërkoi mbështje për kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë në të 61 bashkitë e vendit.