Berisha: Nuk kemi asnjë problem me gjykatën. Gjykata ka dhënë vendimin e saj

Berisha: Nuk kemi asnjë problem me gjykatën. Gjykata ka

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një bashkëbisedim online me qytetarët dhe ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”.

Lidhur me çështjen ligjore të vulës së PD-së, Berisha tha se nuk ka asnjë problem me gjykatën, pasi ajo e ka dhënë vendimin e saj

“Vendimi i 25 marsit, që njeh legjitim dhe në përputhje me Kushteuttën, Kuvendin e 11 dhjetorit, është vendim që në çdo vend të lirë të planetit, ka vetëm një kuptim: regjistrimin në regjistrin e forcave politike.

Çdo vendim tjetër është antikushtetues dhe antiligjor.

Nëse Ali Basha ka pasur një të dhënë, një objeksion për vendimin e gjykatës, ai kishte të drejtë të hapte proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, por ai nuk mund të bëhej palë kurrë në një proces ku nuk ishte palë.

Kështu që bërja palë e Alibashës me ndërhyrjen direkte dhe të fuqishme të Edi Ramës, dhe të McGonigal-it me fustan, siç e ka pohuar vetë, është një akt antikushtetues, antiligjor”, tha Berisha.

EMISIONET