MEGA-PROCESI/ “Pse le shenja gjaku në makinë?” Alibej: Për Dorjan Shkozën kam paguar 150 mijë euro. Për vrasjen e Haxhiajve i kam dhënë Nuredinit ...

MEGA-PROCESI/ “Pse le shenja gjaku në makinë?” Alibej:

Vijon dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, ku ai ka rrëfyer me detaje botën e tij të krimit.

Ai rrëfeu para togave të zeza pagesa të majme për atentate, blerje armësh, përdorim të automjeteve të vjedhura dhe kontakte të vazhdueshme me emra të njohur të botës së krimit si Nuredin Dumani dhe Talo Çela.

Dëshmia përfshin edhe emra të tjerë si Henrik Hoxha, Klevis Alla dhe Altin Ndoci, duke hedhur dritë mbi lidhjet dhe rolet e tyre në ngjarjet e rënda që tronditën vendin.

Në seancën e fundit, Alibej deklaroi se:

“Për Dorjan Shkozën kam paguar 100 mijë euro. Nga hoxha janë blerë disa armë, varionin çmimet nga 500-1000 deri 3500 euro. Nuk e di fiks se kontaktet me “hoxhën” i kishte Sandër Baho.

Me Nuredin Dumanin jam takuar pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Por me Nuredinin isha në kontakt të vazhdueshem, Henrik Hoxhën s’e njihja, vetëm kam dëgjuar që kishte preudonimin “kusho” edhe “nipi” që i drejtohej Klevis Allës.

Me Nuredinin flisja për Talo Çelën që pas vrasjes së Dorjan Shkozës do u bënte i gjallë apo jo.

Gjithashtu vijoja investigimin për Altin Ndocin, ky shkonte shpesh në Durrës tek vëllezërit Haxhia.

Klevis Alla kishte parë një ditë Talon tek shtëpia e vëllezërve Haxhia, por Nuredini e mori me rezerva.

MEGA-PROCESI/ “Pse le shenja gjaku në makinë?” Alibej:

Nuredini është angazhuar me qenë i përgatitur me “çunat e Fushë-Krujës”, por emrat e tyre s’i dija.

Në “Sky Ecc” më shkuran Plarent Dervishi, kam pas kontakt me të, ai kishte kodet “barcelona” dhe “gost”.

Plarenti më tha: “m’bohet qefi që e ke gjet Talo Çelën”! Unë u habita nga e dinte ky, pastaj u kujtova që Plarenti kishte shumë muhabet me Festim Qolin.

Kishim një makinë “Toyota” të vjedhur që e kisha blerë në Shijak, ia dhashë Nuredinit dhe armët që ai donte, ia dhashë tek pazari i Rrogozhinës, ishte me Klevis Allën kur e mori, më pas Nuredini kërkoi dhe 50 mijë euro, ia çova me një mikun tim dhe i çova 150 mijë për të vijuar.

Këtë e bëra që dhe Nuredini të shikonte që unë kisha lekë dhe të kishte besim.

Për vrasjen e vëllezërve Haxhia i kam dhënë Nuredinit 2 kallashë dhe 1 pistoletë mesa kujtoj, ç’më kërkonte ia jepja.

Armët ja dhashë bashkë me makinën, plani ishte për të vrarë Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, jo Viktorin. Doli shpejt në televizion lajmi që e mora vesh, edhe në lajme që u gjet e braktisur “Toyota”, i thashë Nuredinit: “Pse shenja gjaku në makinë?”

Më tha: “kemi gjuajtur me xhama mbyll dhe nga ciflat është lënduar në këmb “Kusho”-ja”. Pastaj u shoqërua “nipi” në polici dhe Nuredini m’tha: “M’duket se ky po flet”! Dhe sa mora vesh e kishte marrë vesh nga komshijtë, nga “Miri i Pojes” që Nuredini e kishte mik.

Lista e vrasjeve me pagesë

100 mijë euro për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhisë

100 mijë euro për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë

60 mijë euro për vrasjen e Bujar Çelës

8 mijë euro për vrasjen e Regis Runaj

100 mijë euro për vrasjen e Emiljan Ramazanit

20 mijë euro për tritolin e shtëpisë së Talo Çelës

EMISIONET