Berisha i përgjigjet Celibashit: Zgjedhjet ishin një farsë e vërtetë elektorale

Berisha theksoi se zgjedhjet e 11 majit nuk mund të quhen demokratike, duke i cilësuar ato si një farsë të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.
Ai akuzoi kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, se lexon deklarata të hartuara në zyrën e Ramës dhe se procesi zgjedhor është i mbushur me shkelje flagrante të ligjit dhe standardeve ndërkombëtare.
Sipas tij, shqiptarët u privuan nga e drejta për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke u përballur me manipulim dhe deformim të vullnetit qytetar.
Berisha: Natyrisht këta janë, të gjithë flasin çfarë thotë zyra e Edi Ramës. Këta i marrin të gatshme nga zyra e Ramës dhe i lexojnë. Si Ilirjani, ashtu dhe Bajrami, edhe të gjithë me radhë. Këtu ka vetëm një zyrë shtypi dhe ajo zyrë shtypi është vetëm e Edi Ramës.
Nuk ka deklaratë me qesharake. Zgjedhjet ishin një farsë e vërtetë elektorale dhe ne kemi faktuar me qindra mijëra fakte se, në këto zgjedhje u shkelmuan standardet më elementare të zgjedhjeve të drejta, standardet ndërkombëtare dhe ligjet e vendit.

