Beqa zbërthen mesazhin e Yuri Kim: Sali Berisha, i vetmi aktor politik i përjashtuar nga SHBA

Politologu, Mentor Beqa, thotë se SHBA janë një aktor i politikës së brendshme të Shqipërisë.

Në "Ora e Betit", Beqa deklaroi se mesazhi i takimeve të sotme të Kim ishte i qartë në disfavor të Sali Berishës.

Beqa: Normalja do të ishte që Ambasadori nuk është aktiv në jetën politike të vendit. Për dy muaj mungesë aktiviteti të Ambasadores u shqetësuam ku është Ambasadorja. Normalizojmë diçka që nuk është normale. SHBA janë një aktor i politikës së brendshme të Shqipërisë, duam apo nuk duam ne. Angazhimi i SHBA në mbështetje të një grupimi të caktuar politik apo kundër një subjekti të caktuar politik padyshim ndikon, edhe në opinionin politik vendas. Ambasadorja amerikane në serinë e takimeve të fundit ka dashur të japë një mesazh të qartë se këtu kemi vetëm një aktor politik që është i përjashtuar nga SHBA dhe ky është Sali Berisha. Ka një vit që bëjnë këtë gjë. Mesazhi është i qartë.

EMISIONET