Belind Këlliçi: Vizioni im për Tiranën, transport publik modern dhe falas!
Kandidati i opozites per bashkine e Tiranes Belind Këlliçi premtoi sot se pas zgjedhjes si kryebashkiak do te vendosë transport publik falas për të gjitjë qytetarët.
“Ne do të jemi kryeqyteti i tretë në Europë pas Talinit dhe qytetit të Luksemburgut që do të ofrojmë transport publik falas .
Transporti publik do të modernizohet dhe do të jetë zgjedhje e parë për udhëtarët.
Tirana do të shpejtojë ritmin e lëvizjes
Ju nuk do të shpenzoni më orë nga koha juaj duke pritur nëpër stacione në shi e në vapë.
Tirana do të ndryshojë!
#BashkëFitojmë #TransportPublikFalas #Tirana”, shprehet Belind Këlliçi.