Begaj për “Ora News”: Javën e ardhshme do e thërras Asim Vokshin të betohet si anëtar i Gjykatës Kushtetuese
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2025, 11:37
Gjyqtari Asim Vokshi nuk pritet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese të paktën gjatë kësaj jave.
Kjo pasi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pritet ta thërrasë në Presidencë gjyqtarin për të bërë betimin vetëm javën e ardhshme.
Lajmi bëhet me dije nga gazetari Isa Myzyraj, i cili thotë se Begaj ka konfirmuar se betimi i gjyqtarit Vokshi do bëhet javën e ardhshme.
“Javën e ardhshme do e thërras Asim Vokshin të betohet si anëtar i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në reagimin e Presidentit Begaj i kontaktuar nga “Ora News”.

