Të premten i duhet të paraqitet në SPAK, Berisha: Nuk më kanë thirrur asnjëherë për ’21 Janarin’, kanë frikë nga dëshmitë e mia

Gazetari Edison Vatnikaj raporton se ish-kryeministri i kohës, Sali Berisha është thirrur sërish të premten e ardhshme që të japë dëshminë e tij mbi ngjarjen e 21 janarit 2011, ku 4 protestues të opozitës socialiste u vranë në bulevardin para Kryeministrisë,

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat, para SPAK, tha se grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka marrë asnjë fletëthirrje lidhur me hetimet për ngjarjet e 21 janarit.

Berisha theksoi se i beson plotësisht deklaratës së sekretarit të grupit, Gazment Bardhi, sipas të cilit nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar, duke kundërshtuar informacionet e paraqitura nga Altin Troplini.

Lideri i opozitës shtoi se në këtë çështje çdo informacion duhet të verifikohet me përgjegjësi dhe se për çdo thirrje ligjore ai do të paraqitet vetë, duke respektuar ligjin dhe duke theksuar gatishmërinë e tij për të dhënë dëshmi në çdo rast.

Pjesë nga deklarata:

Tani, mbetet në historinë e turpit të Altin Troplinit, i cili për të zhurmuar aferën e tmerrshme korruptive të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, sajoi turpet, skenarin e turpshëm të ftesës time në SKAP për t’u pyetur si njeri që ka dijeni për ngjarjet e 21 janarit.

Ftesa e parë e Altin Troplinit, sipas tij, mban datën 3 nëntor, pikërisht datën që unë isha këtu, isha para jush, isha në zyrat e Skapit.

Dhe donte jo njoftimin, por donte që mercenarët, puthadorët, lakejtë e qeverisë në media, të hapnin studiot televizive jo me Lubinë dhe Ramën dhe vjedhjet e tyre 90 milionë në tunelin e Llogarasë, 130-140 milionë në aeroportin e Vlorës, por se e ftuam, nuk e ftuam, nuk erdhi, tek erdhi.

Këto janë gjëra të turpshme sepse ju duhet të qëndroni fort ndaj këtyre akteve të papërgjegjshme dhe të turpshme.

Njoftim thuhet kur një person merr përsipër ta njoftojë ose kur njoftohet direkt personi.

Në mënyrë absolute nga data 3 gjer sot, asnjë person nuk ka ardhur të më thotë orë dhe datë, të më dorëzojë një letër, dhe asnjë person nuk rezulton të ketë marrë përsipër një gjë të tillë.

Po, të sqaroj për postën elektronike.

Unë kam dy posta elektronike, njërën e kam timen, tjetra është e parlamentit, të cilën nuk e përdor.

E kam përdorur vetëm në një rast, në një korrespondencë, e detyrueshme të jetë nga parlamenti dhe jo nga emaili privat.

Por unë kam një gjë tjetër. Unë kam një numër telefoni që e njeh e gjithë botë, që marr çdo ditë me qindra mesazhe dhe dokumente dhe aty nuk ka ardhur asnjë gjë.

Unë them çfarë ka thënë zoti Gazment Bardhi.

Zoti Gazment Bardhi ka deklaruar sa vijon: në kutinë postare të grupit parlamentar të PD nuk ka ardhur asnjë njoftim dhe unë i besoj 100 herë më shumë atij se Altin Troplinit.

Nuk mund t’i besohet Troplinit.

Pse ju i besoni?...

...Zoti Peleshi nuk ka sjellë asgjë.

Zoti Peleshi le të provojë që e ka sjellë.

Po unë nuk mund ta mohoj po ta kishte sjellë.

Tani njëherë më thoni grup parlamentar, tani thoni zoti Peleshi.

Po të vësh dorën në zjarr për Peleshin, të digjet dora dhe trupi.

Muhabet është ai? Të më pyesësh për Peleshin mua...

Tani, në radhë të parë të sqarojmë këtë moment.

Momenti i dytë është absolutisht unë për çdo thirrje në gjykatë apo prokurori, unë paraqitem, ai është ligji im, ligj i pandryshuar i jetës time.

Jam paraqitur dhe do paraqitem.

Madje për temën, plotësisht, ndonëse është një temë, një çështje, një dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e mi, armiqtë e egër publikë të Sali Berishës, ju e dini vetë si ka qenë Ina Rama, pra për këtë temë që është gjykuar, sikur të isha thirrur 10 herë, 10 herë do kisha shkuar.

Nuk jam thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë.

Kanë pasur frikë për dëshmitë e mia...

Siç dëgjove, kjo çështje është hetuar dhe janë dhënë një seri dënimesh.

Për këtë çështje, Sali Berisha ka bërë deklaratë në darkën e asaj nate.

Nuk është thirrur asnjëherë, as edhe një herë të vetme, përkundrazi kanë biseduar me mua të huaj, zyrtarë të lartë të ndryshëm, dhe nuk më ka thirrur prokuroria e shtetit, nuk më kanë thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia.

Sepse ajo ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit dhe se ka deklarata të vendeve më të fuqishme të planetit se PS kishte axhendë dhune.

Pra, axhenda e dhunës.

Dhe cilido që e hap në sekuencat më minimale, sheh aty mijëra gurë duke vërshuar drejt mbrojtësve të ndërtesës, sheh plumba në dritaret e ndërtesës, vrima plumbash, sheh xhama të thyer me gurë, sheh automjete që duan të thyejnë derën.

Pra, kjo ishte protesta më e dhunshme që ka njohur vendi.

Dhe ka një përcaktim ndërkombëtar se PS kishte një axhendë dhune.

Pra, në rast se do isha thirrur, absolutisht do kisha shkuar sa herë të isha thirrur.

Por nuk jam unë, janë ata që nuk më kanë thirrur

EMISIONET