“Bashkia s’mund të jepet si qokë”/ Braçe: Tirana ka nevojë për ndryshim radikal

Deputeti socialist Erion Braçe, ka kritikuar gjendjen aktuale të Bashkisë së Tiranës, në një kohë që kryetari i kësaj të fundit ndodhet në burg.
I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Braçe është shprehur se Tirana ka nevojë për ndryshim radikal në mënyrën e qeverisjes dhe zgjidhjen e problemeve.
Sipas Braçes, Bashkia nuk mund të jepet si qokë, me mendimin “hajde se e fitojmë”, ndërsa shton se nuk bëhet ndryshimi për kulm apo majë karriere, por për zgjidhje reale të problemeve.
“Jam deputet i Tiranës, ajo që mendoj është se Tirana ka nevojë për ndryshim radikal për mënyrën e qeverisjes dhe zgjedhjes së problemeve.
Ky ndryshim radikal nuk bëhet duke e menduar bashkinë e Tiranës si qokë! Mendimi “Tirana e fiton” dhe hajde vendosim një atje, jo nuk bëhet ndryshimi me qokë për kulm apo majë karriere”-u shpreh Braçe.


