"Bashkë Fitojmë" çel nesër fushatën, Zhulali flet për premtimin e Këlliçit për dy nënkalime në shesh: Duhet të çlirojmë trafikun!

Koalicioni "Bashkë Fitojmë" do të çelë nesër në mesditë fushatën zgjedhore me një miting në stadiumin "Air Albania" në kryeqytet.

Ilda Zhulali, kandidate për anëtare në këshillin bashkiak të Tiranës, në një intervistë për Rtv Ora tha se ky është një ritakim mes të gjithë skuadrave që do të drejtojnë të gjithë bashkitë e vendit.

"Është takim mes njerëzve. Qeveria siç e kemi parë prej kohësh vazhdon të largohet gjithmonë e më shumë nga qytetarët por po ashtu edhe bashkitë që prej katër vitesh janë drejtuar prej përfaqësve socialistë janë izoluar gjithmonë e më shumë nga qytetarët. Koalicioni "Bashkë Fitojmë" ka zgjedhur që në këtë fushatë të bëjë të kundërtën e asaj, të tregojë se opozita është gjithmonë e më pranë qytetarëve, i flet problemeve që ndeshin ata çdo ditë,u flet qyteteve që po mpaken dhe shkatërrohen prej emigracioit dhe varfërisë por që të gjtha këto probleme kanë zgjidhje. Është punuar vetëm për një grusht njerëzish."

Kandidati i PD-së dhe koalicionit "Bashkë Fitojmë" Belind Këlliçi ka shkaktuar shumë bujë për shkak të një premtimi për autobusët falas.

Por mbrëmë ka lëshuar premtimin e dytë të bujshëm, atë për ndërtimin e dy nënkalimeve në sheshin "Skënderbej".

"Fushata e Këlliçit është e shkëlqyer që në nisje të saj me gjithë censurën e madhe që ajo ka ndeshur në mënyrë të paprecedent në mediat shqiptare, fatkeqësisht, megjithatë mesazhi i tij ka arritur të depërtojë me mesazhin për autobusin falas. Por ai ka bërë shumë premtime që i flasin çdo banori të kryeqytetit. Jo vetëm që nuk do të ketë më shkolla me dy turne por edhe do të mundësohet ofrimi i shërbimit pas-shkollor. Programi i Këlliçit flet për çlirimin e  trafikut në Tiranë që është një stres i jashtëzakonshëm.

Një nga mënyrat që Këlliçi ka propozuar është krijimi i dy nënkalimeve në qendër të Tiranës, te Unaza eVogël, te sheshi "Skënderbej", duke mos e prekur sheshin. 60% e buxhetit të Tiranës sot shkon për paga për punonjës që nuk shkojnë asnjëherë në punë por bëjnë punën e patronazhistit apo aktivistit.Këlliçi këtë buxhet do ta kthejë në kuotat 30-38% dhe pjesën tjetër do ta ofrojë për shërbime për qytetarët e Tuiranës. Brenda kësaj kuote mund të gjendet ai 16.5 mln euro që do të përdoret për transportin publik falas. Paratë për të gjitha projektet ekzistojnë, mënyra si i shpenzon ato bën diferencën".

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET