Basha i kthehet Berishës: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse “revolucioni” u kthye në pazar?

Basha i kthehet Berishës: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Sali Berisha se me Edi Ramën kryeministër nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje të lira, teksa i konsideroi zgjedhjet në Himarë si provën e fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha i drejton disa pyetje Berishës, ku i shkruan se nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse “revolucioni” u kthye në pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave, pse bashkoi votat për amnistinë duke liruar hajdutët e votave të PD apo pse e shkatërroi komisionin e Reformës Zgjedhore dhe hodhi në koshin e plehrave rekomandimet e OSBE/ODHIR?!

“Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse “revolucioni” u kthye në pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Kur me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bashkove votat për amnistinë duke liruar hajdutët e votave të PD?!

Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse e shkatërrove komisionin e Reformës Zgjedhore dhe hodhët në koshin e plehrave rekomandimet e OSBE/ODHIR?!” – shkruan Basha.

EMISIONET