Balluku në Ministerialin e Komunitetit të Energjisë, vendime mbi integrimin e tregjeve të energjisë me BE

Balluku në Ministerialin e Komunitetit të Energjisë, vendime mbi

Ministeriali i përvitshëm i Komunitetit të Energjisë zhvilloi sot punimet në Vjenë, Austri.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri të ditur se gjatë ministerialit, u diskutua mbi progresin e arritur gjatë vitit 2024, si dhe u morën vendime të rëndësishme në lidhje me implementimin e paketës së elektricitetit, udhërrëfyesit të dekarbonizimit, si dhe bashkimin dhe integrimin e tregjeve të energjisë me BE.

“Komisioneri i sapoemëruar për Energjinë në BE, Dan Jorgensen, nisi axhendën e tij publike nga Ministeriali i përvitshëm i Komunitetit të Energjisë, duke theksuar kështu fokusin dhe vëmendjen që BE ka jo vetëm në energji, por, mbi të gjitha, për vendet anëtare të komunitetit, 8 prej të cilave kanë hedhur hapat e parë për anëtarësim në BE përmes fazave të ndryshme të procesit. Gjatë ministerialit, me pjesëmarrjen e ministrave në krye të të gjitha delegacioneve, si dhe të Komisionerit të ri, diskutuam mbi progresin e arritur gjatë vitit 2024, si dhe morëm vendime të rëndësishme në lidhje me implementimin e paketës së elektricitetit, udhërrëfyesit të dekarbonizimit, si dhe bashkimin dhe integrimin e tregjeve të energjisë me BE”, u shpreh ajo.

EMISIONET