Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj “të mërzitur” nga "kolegët" e kryebashkiakut, ankimojnë vendimin e GJKKO-së në Apel: S’kishte shkak për kontrolle nga BKH dhe SPAK
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për ushtrimin e kontrollit, lëvizje që erdhi pas kërkesës së SPAK.
Avokati mbrojtës i saj dorëzoi ankimimin në Apelin e Posaçëm, ndërkohë që ankim bëri edhe vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj.
Të dy avokatët pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm.
Kontrollet u ushtruan ditën e premte me urdhër të prokurorit Ols Dado, ku agjentët e BKH-së sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel”, ku Xoxa ështe bashkëthemeluese.