Balliu: Qytetarët u helmuan sot me gaz lotsjellës të skaduar të 2023-it
Deputeti i PD, Klevis Balliu, denoncon përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar dhe dhunën policore ndaj qytetarëve, duke akuzuar Edi Ramën për urdhërimin e helmimit dhe arrestimeve të paligjshme.
Sipas Balliut, dhjetëra qytetarë janë lënduar, përfshirë gra dhe një fëmijë 10-vjeçar, ndërsa përgjegjësit mbeten të lirë.
Reagimi i plotë:
Me urdhër të Edi Ramës, Ergys Agasit dhe Belinda Ballukut, qytetarët u helmuan sot me gaz lotsjellës të skaduar të vitit 2023.
Dhjetëra qytetarë janë lënduar. Një zonjë është goditur barbarisht dhe i është çarë koka. Një tjetër qytetar është tërhequr zvarrë dhe është goditur me shkelma.
Një fëmijë i mitur, vetëm 10 vjeç, është shoqëruar dhe dhunuar nga policia që shërben si eskortë private e Ergys Agasit.
Në këtë moment, mbi 20 qytetarë mbahen të arrestuar pa asnjë të drejtë ligjore, ndërkohë që të lirë mbeten ata që urdhëruan helmimin dhe dhunimin e qytetarëve.
Ky nuk është shtet; kjo është bandë kriminale me uniformë.
Përgjegjësit duhet të arrestohen menjëherë. Dhuna ndaj qytetarëve nuk do të mbulohet.


