Balliu: Pas zgjedhjeve të Kukësit, do ketë riorganizim për aksionin politik, protesta të qëndrueshme
Shefi i Organizimit të Partisë Demokratike të Rithemelimit, Klevi Balliu ka qenë ditën e sotme i ftuar në Ora News me moderatoren Katerina Hysenllari dhe është shprehur se shumë shpejt do të ketë protesta të qëndrueshme përballë qeverisë.
Klevis Balliu: Partia Demokratike do të hyjë në një organizim të gjithë strukturave të saj me qëllimin e organizimit të protestave të qëndrueshme përballë qeverisë.
Katerina Hysenllari: Si do të jenë ndryshe këto protesta
Balliu: Qëndrueshmëria, qëndrueshmëria, qëndrueshmëria është ndryshimi
Hysenllari: Kjo do të thotë që?
Balliu: Qëndrueshmëria është ndryshmi, vazhdimësia
Hysenllari: Do të qëndroni në shesh deri sa?
Balliu: Do të merret parasysh çdo lloj forme. Ajo që mund të ju them unë është që narko shteti ka disa armë. Armët janë drejtësi e kapur, prokuroria e kapur dhe parlamenti i kapur .