Balaj: Nëse ka dëm ekonomik, jo Erion Veliaj po çdo bir nëne dhe nga këta që kanë qejf këta të shkoj në burg
I ftuar në emisionin "Ora e Betit" në "Ora News", për të folur për provat me të cilat Olsi Dado ka gozhduar kryebashkiakun dhe dosjen e dytë të inceneratorit që mund të rëndojë pozitat e tij, ishte gazetari Anri Balaj.
"Këto janë mashtrime 29 euro për ton. Lekët janë dhënë për landfillin nuk janë dhënë për inceneratorin.
Janë paguar, paguhen dhe do të vazhdojnë të paguhen dhe ja pse.
E para ke investuar tek landfilli, e ke rehabilitu, pastaj ka mbledhje, grumbullim, asgjesim, i fundit është inceneratori. Nuk ekziston inceneratori.
Le ta vendosi Gjykata se kush është dëmi ekonomik që i shkaktohet buxhetit taksapagues të Tiranës.
Nuk paguan për inceneratorin.
Nëse ka dëm ekonomik, jo Erion Veliaj po çdo bir nëne dhe nga këta që kanë qejf këta të shkoj në burg", u shpreh Balaj.

