Arrestimi i Veliajt / Nuri: Ngjarje madhore, SPAK me hapa të ngadaltë për t'i shkuar deri në fund dosjeve të denoncuara nga opozita

Një tjetër dosje voluminoze do të shtoj telashet ligjore për Erjon Veliaj.

Gazetari i "Ora News", Elton Qyno ka raportuar sot se shumë shpejt SPAK-u do të finalizojë edhe një tjetër valë arrestimesh, ku në fokus të masave të sigurimit do të jetë sërish Erjon Veliaj.

Kësaj here, akuzat janë shpërdorim detyre së bashku me zyrtarë e biznesmen të tjerë.

Dosja mban numrin 255 dhe në fokus ka kontratën financiare për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës.

Bashkia e kryeqytetit e drejtuar nga Veliaj, ka paguar miliona euro për ndërtimin e një inceneratori që nuk egziston.

I ftuar në emisionin "Ora e Betit" në "Ora News", për të folur për provat me të cilat Olsi Dado ka gozhduar kryebashkiakun dhe dosen e dytë të inceneratorit që mund të rëndojë pozitat e tij, ishte avokati Franc Nuri.

"Arrestimi i Veliajt është një ngjarje madhore. Ne e kemi marr vesh pak para se të bëhej publike dhe kur arritëm të komunikonim me disa miq e të afërm askush nuk e besonte, sepse të gjithë e shikonin live se kryetari i Bashkisë ishte duke kryer një aktivitet dhe ishte në të gjitha mediat live.

Faktikisht ishte një aktivitet i regjistruar. Më pas lajmi u bë publik dhe të gjithë e kuptuan atë që kishte ndodhur pavarësisht se nuk u arrestua me pranga në duar por u shoqërua si zotëri me makinën e tij nëpërmjet agjentëve të BKH.

Arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta ishte skandaloz nga ana policisë në shkelje të çdo të drejte.

Është një ngjarje madhore që tregon se ka një farë lëvizje dhe pse me hapa të ngadaltë nga Struktura e Posaçme për të hetuar e për të shkuar deri në fund me këto dosje të denoncuara prej kohësh nga PD dhe opozita.

Çështja për të cilën Veliaj është arrestuar nuk është çështja kryesore. Çështja kryesore është kjo që gazetari Qyno ka përmendur, për denoncimin kryesor që ka bërë opozita lidhur me incerneratorin, ku ka pasur një hetim të parlamentit", u shpreh Nuri.

EMISIONET