Baçi: Primaret të duhurat, për Kukësin ka propozime nga anëtarësi, por edhe vetëpropozime
Në një intervistë për Ora News, deputeti demokrat Luan Baçi u shpreh se Primaret janë të duhurat dhe janë të detyrueshme sepse është vendosur nga anëtarësia.
Ai tha se në Kukës janë propozuar 10 kandidatura nga ana e anëtarësisë, por janë edhe vetë propozime si Rexhmati si kandidaturë për Primaret e Kukësit.
Baçi: Ne kemi debatuar më të gjithë për Primaret. Primaret janë të duhurat dhe janë të detyrueshme sepse është vendosur nga anëtarësia. Askujt nuk i mohohet e drejta për garuar, qysh nga propozimet e strukturave deri tek vetëpropozimet.
Në Kukës janë propozuar 10 kandidatura nga ana e anëtarësisë, por janë edhe vetë propozime si Rexhmati si kandidaturë për Primaret e Kukësit. Kandidatura e tij u miratua në kryesi si një ndër kandidatët e këtyre primareve, sepse ka qenë kryetar dege edhe do të ishte shumë mirë nëse do të fitonte në zgjedhje.

