I doli emri si kandidat për Primaret e Kukësit, Rexhmati: Nuk kam firmosur për të marrë pjesë

Primaret e Rithemelimit të PD-së për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë Kukës do të mbahen më 27 gusht. Dega propozoi 10 kandidatura, 6 kanë plotësuar formularin.

Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e saj për organizimin e procesit zgjedhor për Primare për zgjedhjet e pjesshme të datës 24 shtator 2023 në Bashkinë Kukës, vendosi:

1. Primaret të mbahen ditën e Diel, 27 Gusht 2023;

2. Kandidatët e primareve do të jenë sipas listës së miratuar nga Kryesia në aneksin bashkëlidhur këtij vendimi:

Ndërkohë, në një komunikim me ORA News Arif Rexhmati, një nga emrat e e përmendur thotë se ai nuk ka firmosur asnjë deklaratë për të marrë pjesë në Primare.

I doli emri si kandidat për Primaret e Kukësit, Rexhmati: Nuk kam

EMISIONET