“Autobusi i Kuçit”/ Shehaj, shuplakë PD-së: Kandidatura për Tiranën nuk është televotim "Big Brother"-i

Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka kritikuar ashpër deklaratat kontradiktore të opozitës për përzgjedhjen e kandidatit për Bashkinë e Tiranës, si dhe negociatat me partitë e tjera politike.
Ajo veçoi deklaratat e Flamur Nokës, Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së dhe Ilir Alimehmetit, ku i pari shprehej se nuk ka negociata me Arlind Qorin, ndërsa i dyti shprehej se Qori është kontaktuar, por ka refuzuar.
Shehaj me tone të ashpra deklaron se Partia Demokratike duhet të bëhet serioze dhe të heqë komplekset e të mos mbetet peng as e delirit të ndokujt dhe as e atyre që presin lejen nga Edi Rama për të bërë opozitarin.
Ekspertja theksoi se përzgjedhja e kandidaturës është proces serioz dhe jo televotim "Big Brother"-i.
Ajo nënvizoi se banorët e Tiranës meritojnë seriozitet dhe se nuk janë vota në xhep për autobusin e Kuçit.
“Autobusi i Kuçit”
Pak ditë më parë në media u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Partise Demokratike, se PD nuk do të negocionte me Arlind Qorin pasi ishte ekstrem i majtë. Dje në media anëtari i grupit negociator Ilir Alimehmeti tha jo vetëm që e kishin kontakuar Arlindin por që ai i kishte REFUZUAR, pra forca më e madhe OPOZITARE dhe brenda vetes ka veç lidera dhe secili bën sipas kokës së vet.
Unë nuk kam asgjë me askënd por kjo historia e kandidatit për Bashkine Tirane nuk është sebep me dal në televizor e me bo si vizionar.
Partia Demokratike duhet të bëhet serioze dhe të heq komplekset e të mos mbetet peng as e delirit të ndokujt dhe as e atyre që presin lejen nga Edi Rama për të bërë opozitarin.
Përzgjedhja e kandidaturës është proces serioz dhe jo televotim Big Brotheri.
Prandaj boll e kthyet në muhabet tavolinash ku kushdo ka luksin të bëj propozime qesim.
Ne banorët e Tiranës meritojmë seriozitet dhe nuk jemi vota në xhep për autobusin e Kuçit", shkruan Shehaj.


