EKSKLUZIVE/ Gjykata Kushtetuese regjistron kërkesën e Veliajt, pezullon automatikisht vendimin e shkarkimit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit për shkarkimin e tij.

Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se ka bërë publikimin e regjistrimit të kësaj kërkese.

Në sqarimin e dhënë, u theksua se shpallja e kërkesës është e barazvlefshme me njoftim publik, çka nënkupton pezullim automatik (ex-lege) të vendimit të shkarkimit.

Gazetari i “Ora News”, Isa Myzyraj, pyeti nëse Gjykata do t’i njoftojë sot Këshillin e Ministrave dhe Presidentin e Republikës, duke iu referuar nenit 115 të Kushtetutës.

Gjykata u përgjigj se me publikimin e kërkesës njoftimi konsiderohet i kryer, pra vendimi i shkarkimit pezullohet.

EKSKLUZIVE/ Gjykata Kushtetuese regjistron kërkesën e Veliajt,

EMISIONET