Asambleja e Avokatisë Greke në Tiranë: Edi Rama të lejojë Fredi Belerin të bëjë betimin si kryebashkiak i Himarës
Asambleja e Dhomave të Avokatisë greke ka përgatitur një raport me 5 pika mbi rastin e arrestimit të Fredi Belerit.
Pika e parë flet për shkelje të nenit 3 të protokollit nr.1 të Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut, e cila parashikon të drejtën e një individi për të dalë si kandidat në zgjedhje dhe nëse zgjidhet të ketë të drejtën për të ushtruar efektivisht mandatin e tij.
Pika tjetër ndalet te neni 10 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ku asambleja shkruan se ndalimi i Belerit cenon të drejtën e shprehjes së tij politike.
Pika e tretë ka të bëjë sipas avokatisë greke me shkelje të nenit 6 2 të Konventës Evropiane të të Drejtave të njeriut, mbi komentet e bëra nga Kryeministri Edi Rama, ku asambleja pretendon se ka shkaktuar dëme ndaj Belerit ën opinionin publik si dhe në vendimmarrjen e gjykatës.
Pika e parafundit i referohet shkeljeve të parimit të proporcionalitetit , mbi paraburgimin e Belerit për më shumë se 4 muaj.
Pika e fundit, ka të bëjë sërish me Kryeminsitrin Edi Rama mbi konstatimin e tij se “Belerin po e pengojnë autoritetet gjyqësore për të dalë nga burgu dhe të bëjë betimin. Sipas avokatisë nuk ka asnjë vendim gjykate që e ndalon Belerin të betohet.