Arben Malaj: Shteti në duart e një grupi njerëzish, Rama i mbërthyer nga erdoganizmi! Kryesia e PS-së, e pafuqishme ndaj tij

Arben Malaj: Shteti në duart e një grupi njerëzish, Rama i

Ish-ministri dhe socialisti i vjetër Arben Malaj, ka folur pa dorashka për situatën në PS dhe qeveri. Ai ishte i ftuar në podcast-in “Të Pashoq”, ku tha se pakti i 2008 mes Ramës dhe Berishës e degradoi politikën. Ai nuk u kursye as ndaj Ramës, duke thënë se pëlqen modelin e Erdoganit. Po ashtu sipas Malajt, vendi është në duart e një grupi njerëzish.

INTERVISTA

-Ju që në vitin 2013, nuk jeni më pjesë e Parlamentit dhe e politikës, si e latë në atë kohë dhe si e gjeni sot si konstatim tuajin shumë dimesional gjendjen e Parlamentit dhe politikës?

Po ta ndjekim në dinamikë, Parlamenti ka një trend përkeqësues. Pika e kthimit ishte ndryshimi Kushtetues në vitin 2008. Ku ne disa deputetë nuk e votuam. Unë kam bërë debat me Ramën në Kryesinë e PS. Partitë humbën demokracinë. Partitë politike u kthyen në SHPK me një ortak të vetëm. Vrasja e demokracisë së brendshme tregon dhe cilësinë në Parlament, qeveri etj. Kur kandidatët zgjidheshin nga baza, baza i njihte njerëzit. Kur kandidatët për deputetë mandatohen nga kryetari, askush nuk gëzon, por shoh shumë raste të keqpërdorimit të mandatit politik. Po ashtu PS nuk duhet të bënte aleancë me njerëz të fortë që sillnin vota, të cilët u kandiduan dhe ikën me miratimin e ligjit të dekriminalizimit. Fenomeni erdhi zinxhir nga niveli më i lartë dhe poshtë.

-Nëse e nisim nga vit 2013, kreu i PS erdhi në pushet me një forcë të pakontestueshme, kishit një listë pritshmërish se si do të ishte PS. Ajo ka mandate, si janë pritshmëritë tuaja?

Vota kërkohet mbi bazën e premtimeve, por këtu te ne premtimet janë sa për të fituar mandatin sesa duhen realizuar me patjetër. 3 mandate janë shumë. Votuesit e kanë votuar PS, dikur me aleatë dhe dikur e vetme. Pushteti i gjatë dhe i fiksuar, apo pushteti absolut është sëmundja më e keqe që gërryen një vend. Një lidership i mirë duke ditur këto risqe, i duhet të gjejë mundësitë të mbrohet nga ato. Rruga më e mirë është të lejosh mendimin kundër, të lejosh oponencën, të sillesh me opozitën sikur je ti në opozitë.

-Si do e përshkruanit Ramën si kryeministër nga 2013 deri më sot?

Janë disa arritje, por një lider duhet të bëjë arritje të qendrueshme. Duhet një zhvillim i harmonizuar i vendit. Më 2025 Shqipëria tenton të joshë biznesmenë me paketën 1 euro. Europa e aplikoi në 89-ën. S’kemi pse ne t'u falim taksa. Nuk ka qenë një program i bazuar te kohezioni social. Modeli ekonomik i Ramës nuk përputhet me filozofinë tonë. Është përqendrimi i zhvillimit në pak duar, përqendrimi i parave në pak duar. Pastaj lind risku që biznesmenët influencojnë ligjin dhe lind kapja e shtetit.

-Kryeministri kërkon mandatin e katërt, çfarë do të thotë për Shqipërinë të kërkohet një mandat i katërt në një vend me demokraci hibride?

Këtë e vendos votuesi, por ideja ime është që problemi i liderëve është se nuk e dinë se kur duhet të largohen.

-Rama ka thënë që do largohem pa shkuar te pika që të bëhem i konsumuar...

Problemi i Ramës dhe këtij modeli, siç Rama ka qejf, si Erdogan, që nuk dinë se kur do të ikin. Kush do ja përcaktojë Ramës, ai është i rrethuar nga njerëz që vetëm i thurin lavde. Kur i thanë Musolinit çfarë i bëre Italisë, ai tha se të gjithë më thonin sa e bukur është, sa i mençur je, nuk e dija se ç'po bëja. Rama nuk e pëlqen sadopak qendrimin alternativ. Po të shihni se çfarë kë ndodhur me PS, figurat kryesore të saj u larguan. Të gjithë u larguan me një projekt të Ramës për të larguar xhaketat e vjetra.

-Keni pasur një ftesë nga PS për të dhënë kontributin tuaj?

Nuk kam dëshirë as për ministër as deputet. Kolegëve të mi socialistë u kam thënë se mund të kontribuoj si këshilltar. E bëj për të mirën e vendit. Më vjen ke që brezi i ri vrapon aq shumë për tu rritur por janë të papërgatitur. Të rinjtë mund të kenë fuqi për të vrapuar, por eksperienca ka rëndësinë e saj.

-Ka gabuar Rama me përzgjedhjen e ekipeve qeverisëse?

Po me aq shumë dardha që kanë ngrënë pa dijeninë e tij, se për ti zgjedhur ai i zgjodhi. Nuk ka influencë as kryesia as PS.

-Shumë emra ishin të panjohur.

Jo për Ramën.

-Po pse këta emra?

Ai i ka lavdëruar, ata nuk bëjnë debat. Dade dhe Meksei kishin profilin e tyre. PS u modernizua nga profesorët që studiuan në Berlin. Lanë profesionin për partinë. Ishin Bufi, Maqo, Angjeli. Ajo që nuk ka ndodhur sot në PS është se sot ti dërgosh një sms një drejtuesi të qeverisë apo dikujt tjetër nuk të kthejnë një përgjigje. Ndoshta kanë frik nga SPAK, por është jo etike.

-Mos është arrogancë nga pushteti?

Patjetër ka diçka. Sido që të jetë nuk është Rama që i komandon. Por ata kanë një sistem vetëkontrolli a nuk të thonë as mirëmëngjesi.

EMISIONET