Arben Ahmetaj nën akuzë, Vasili: Faji individual, por Rama që është kapoja e aferës ku është?!
Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj është vënë sot nën akuzë për pastrim parash, shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Për këtë Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Petrit Vasili deklaroi se SPAK nuk duhet të ndalet me kaq pasi bashkë me Ahmetajn, duhet të ishin dhe Edi Rama dhe Erjon Veliaj.
Petrit Vasili: Faji është individual, po faji i Ramës që ka firmosur për Incineratorët ku është? Pse nuk hetohet? Po faji i Erion Veliajt që ka ngarkuar me firmën e tij pa asnjë të drejtë ligjore për 30 vjet që i ka futur në borxh qytetarët e Tiranës për ato plehra që as nuk i shohim të përpunohen. Për një incinerator që nuk ekziston. Po ku SPAK që vjen vërdallë?
A duhet nja 3 vjet për të shkuar nga zyra e SPAK te zyra e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt, mjaftojnë 15 minuta.
Edi Rama që është kapoja e aferës, pse nuk thirret në SPAK? Me kë do të tallet SPAK? Të na thotë kënaquni me këto që na jep urdhër Edi Rama t'i arrestojmë. Unë kam parë që Ahmetaj dhe Rama të bëjnë batuta arrestimi në sy të gazetarëve.