''Do të hapim grup kapitujsh me BE-në'', Rama: Mirënjohje për atë që ka bërë presidenca e Hungarisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se me hapjen e grup kapitujve të parë të negociatave të Shqipërisë, hyjmë në një fazë të re integrimi drejt BE-së.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin hungarez Victor Orban, Rama vlerësoi rolin e presidencës së Hungarisë në këtë aspekt.

“Jam i nderuar se si kryeministri, miku im më prezantoi. Nuk e di nëse është e merituar por se si këto fjalë kanë rëndësi të madhe për mua.

Të gjithë e dimë se Orban ndoshta më i lehti për t’i hedhur fajin për çfarë ndodh në botë por për mua është një nga personat më të këndshëm për të folur për gjërat në botë por edhe për historinë si instrument që ne duhet të mësojmë për të analizuar dhe gjykuar për të tashmen dhe për të ardhmen.

Prandaj, është kënaqësi që kam këtu dhe kam kënaqësinë të shpreh mirënjohjen e thellë nga zemra për atë që ka bërë presidenca e Hungarisë për ne duke nxitur, bashkërenduar dhe bërë të mundur që pas disa ditësh të kemi mundësinë që të hapim një pjesë të madhe të negociatave me BE, një grup të tërë kapitujsh dhe në këtë mënyrë, ne do të hyjmë në një fazë integrimi e përparuar.

Është vendi dhe momenti për të falenderuar edhe dikë tjetër që nuk është pjesë e qeverisë hungareze, por evropiane, komisionerin e BE Oliver Varhelyi që na ka shoqëruar për 5 vite dhe ka qenë vendimtar për shumë nga arritjet tona.”, u shpreh Rama.

EMISIONET