Aksioni për hapësirat publike/ Rama: Në Rinas, vijojmë punën për të liruar trotuaret dhe rrugët e zaptuara

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Fokusi këtë herë është zhvendosur në Rinas, ku autoritetet siç shihet në pamjet e publikuara nga kryeministri kanë nisur punën për të liruar rrugët dhe trotuaret e zaptuara.

“Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara. Rinas”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar në Facebook.

Ndërkohë më herët Policia e Shtetit njoftoi se gjatë 24 orëve ishin goditur 133 raste të zaptimit të hapësirave publike, ndërsa 10 persona ishin arrestuar në lidhje me këtë operacion.

EMISIONET