EMRAT/ U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm nga Nepali, arrestohen dy të rinjtë

EMRAT/ U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm nga

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy të rinj, pasi këta të fundit janë kapur duke transportuar kundrejt pagesës emigrantë nga Nepali që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë.     

Bëhet fjalë për Dori Kraja i cili ishte drejtuesi i automjetit tip "Audi", pa leje drejtimi, dhe Indrit Gjoni, i cili sipas policisë ishte organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.

Dy të rinjtë u kapën në aksin rrugor "Levan-Tepelenë".

Njoftimi:

DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Attempt 5”.

Ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufijtë, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas.

Njëri prej tyre u kap në flagrancë duke transportuar me automjet, nga Tirana në Sarandë, disa emigrantë nga Nepali, që synonin të kalonin ilegalisht në Greqi.

Shtetasi tjetër, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, u kap në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës.

Sekuestrohen automjeti dhe 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore dhe Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, operacionin policor të koduar "Attempt 5", si rezultat i të cilit u arrestua shtetasit:

D. K., 23 vjeç dhe I. Gj., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasi D. K., u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", duke drejtuar automjetin tip "Audi", pa leje drejtimi, po transportonte kundrejt pagesës, në drejtim të Sarandës, disa emigrantë nga Nepali që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi I. Gj. ishte organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET