Aksioni në Vlorë / Lika: Në fund nuk do të kemi ndonjë efekt, sa për tu dukur që qeveria filloi të punojë

E ftuar në emisionin "Drejt" në "Ora News", audituesja Meri Lika komentoi aksionin e fundit të qeverisë në Vlorë, duke e cilësuar si një veprim simbolik dhe të vonuar, që synon më shumë efektin mediatik sesa zgjidhjen reale të problemit.

" Kryeministri nuk e ka për herë të parë këtë. Sa herë që mbarojnë zgjedhjet bën nga një goditje kshu që po bën namin, por në fund nuk do të bëhet asgjë.

Do hiqen pak tenda, siç u hoqën, duke nisur nga disa që e bënë vullnetarisht disa të tjerë jo vullnetarisht. Në fund nuk do të kemi ndonjë efekt të madh por thjesht sa për tu dukur që qeveria filloi të punojë.

Unë kështu e shikoj gjithë këtë aksion që ka bërë në Vlorë sepse do hiqen dy tenda, të tjerave çfarë do t'u heqi.

Të gjitha lokalet në Lungo Mare gjithë aktivitetin e tyre nuk e kanë brenda pallatit, e kanë tek pjesa që kanë shtuar përjashta.

Aty ësjhtë xhiroja që bëjnë ata dhe të ardhurat që krijojnë më të mëdhaja.

Në qoftë se do rrijnë në hyrje të pallatit i bie që do kenë 2 ose 3 tavolina se ato janë nga një hyrje me 2 ose 3 dhoma e një kuzhinë, por në pjesën që kanë përpara aty ushtrojnë aktivitetin e tyre më të madh.

Në qoftë se bëhet fjalë për zonat pa leje ku kanë qenë deri dje? Sepse unë nuk kam parë njeri që të bëj ndërtim të rrallë , mund të jenë ata që kanë bërë ndryshime në strukturat e jashtme të lokaleve.

Unë këto struktura i kam parë dhe vjet e parvjet, kanë qenë të njëjtat. Shumë pak mund të jenë ata që mund të kenë ndërhyrë.

Ku ka qenë shteti ndërkohë që ai ndërhynte, ndërkohë që kryente veprimin. Pse duhet të shkojë patjetër kryeministri. Atëhere nuk funksiononin institucionet? Kjo fazë nuk është vetëm tani", u shpreh Lika.

 

EMISIONET