Aksioni ''tokë e xanun''/ Haxhimali: Rama po bën shpërdorim detyre me ndërhyrjet në bashkitë e vendit

Drejtori i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se kryeministri Rama me ndërhyjen në bashkitë e vendit, po bën shpërdorim detyre.

Haxhimali: Ky shpërdorim detyre a i jep të drejtë kryeministrit të shpërdorojë pushtetin e vet mbi një pushtet tjetër?

Kjo që po bën kryeministri është shpërdorim.

Sepse do të jap dy argumente, Kushtetuta në nenin 108 ka përcaktuar rolin, përgjegjësinë, të drejtat e vetëqeverisjes vendore që kryhen nga organet e zgjedhura, nga kryetari dhe këshilli.

Kaq është e mjaftueshme për të përcaktuar autonominë vendore.

Shkojmë tek një dokument tjetër, Karta Evropiane e vetëqeverisjes vendore që është miratuar dhe ratifikuar në 98’-2000.

Edhe ajo përcakton që në nenin 3 të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë për shërbimet publike, pra ato që iu është dhënë ligji, për emërimet dhe shkarkimet e addministratës publike i takojnë strukturave vendore.

Po ka të drejtë qeveria për të audituar, për pjesën financiare që i jep.

Për hir të së vërtetës 10 vjet pas Reformës Territoriale edhe unë zhgënjyes jam për mënyrën e përformancës së këtyre bashkive.

 

EMISIONET