Ahmetaj: Tufa e kuajve të Trojës të Alibeajt po mbështet Ramën, janë mbetje toksike e Lulzim Bashës
I ftuar në RTV Ora, sekretari për të drejtat e njeriut në PD, Bislim Ahmetaj u shpreh se këtë vit nuk janë zgjehde vendore, por zgjedhja politike.
Ai tha se ka një tufë të rrezikshme dhe që po i jep mbështetje mazhorancës dhe se Alibeaj është bishti i Bashës, një mbetje toksike që ai la në PD me akte aspak demokratike.
Ahmetaj: Këtë vit nuk janë zgjedhje vendore, por zgjedhja politike. Disa njerëz në PD ndoshta kanë mision negativ që të jenë tufash kuajsh Troje. Nga themelimi i saj PD-ja ka pasur kuaj troje aq sa sot i janë bërë një tufë duke i shkaktuar probleme vendit. Kjo është një tufë e rrezikshme dhe që po i jep mbështetje shumë të mazhe mazhorancës së dëmshme për vendin. Alibeaj është bishti i Bashës, një mbetje toksike që ai la në PD me akte aspak demokratike.
PD-ja ka në dorë çelësin e zgjidhjes së situatës poli8tike në vend, është partia që ka rrëzuar diktaturën komuniste në vend dhe ka institucionalizuar lirinë e mendimit dhe atë të pronës. Sot është partia e vulës dhe ajo e anëtarësisë. Është një grup i vogël i xhepit dhe i kapur nga Edi Rama, një sekt bankar që mbajnë peng vulën e PD-së.


