Shehu: Rama dhe pupaci i tij Alibeaj, minuesit e parlamentarizmit. Synojnë t’i ‘tredhin’ ligjvënësit

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu paralajmëron “mrekulli” të tjera nga bashkëpunimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili është në luftë të hapur me Sali Berishën, lidhur me atë se kush duhet ta ketë vulën e partisë.
Përmes rrjeteve sociale, Shehu thekson se sesioni i ri parlamentar do të hapet nesër edhe më zi nga sa u mbyll i kaluari. Duke iu referuar vendimit të Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve të tjerë nga grupi i PD-së përfshi dhe atë vetë, Shehu deklaron se Rama e “ushqen” pikërisht për të mbajtur në amulli grupin.
“Rama dhe pupaci i tij Alibeaj, minuesit e parlamentarizmit! Nesër sesioni i ri do të hapet edhe më “zi” nga sa u mbyll i kaluari.
Një Kuvend që nuk respekton as rregulloren e tij, as ligjet, që vetë ka miratuar, as të drejtat e deputetëve, as Kushtetutën…
Një Kuvend që bllokon komisionet e tij…
Që bllokon iniciativat e deputetëve, dhe kur këto dënojnë gjenocidin serb në Kosovë. Ku dhe Komisioni i Jashtëm lejohet të diskutojë vetëm për “krimbat e detit”!
Por ka dhe më keq..
Një Kuvend, që nën “shkopin e dirigjentit” e përkuljet e “pupacit” ka vetëm një qëllim, të shkatërrojë opozitën në parlament, ta përçajë atë, ta emërojë atë, përbërësit e saj.
Kjo edhe nëpërmjet debateve të shtirura e të parapërgatitura të Ramës me argatin, përçarësin e opozitës…një fare Alibeaj ky. Por fatkeqësisht që nesër publiku do të njihet me “mrekulli”, të tjera, Rama-Alibeaj.
Letra të falsifikuara në emër të grupit të PD, të firmosura nga uzurpatori i pacipë i tij. Që do të duartrokiten nga Rama&Co. Me përjashtime e dënime të tjera deputetësh këto. Në kundërshtim të plotë me rregulloren, Kushtetutën, demokracinë, të drejtat e deputetit. Të sjella këto aty si skuth nga ai, që Rama e “ushqen” pikërisht për të mbajtur në amulli grupin tonë.
Jo PD-në, se aty nuk depërton dot as Rama, as “gjethja e tij e fikut”, e keqpërdorur në ekstrem…edhe për të fshehur ato çfarë ka ndën atë! Në thelb të tilla veprime më shumë se çdo gjë cenojnë parlamentarizmin shqiptar. Kuvendin tonë, e deformojnë thellësisht atë, përdhosin deputetët. Këto synojnë edhe t’i “tredhin” ligjvënësit, për t’i kthyer në “eunukët” e regjimit. Kjo me kontributin e çmuar të krye “enukut” të zi të Sulltanit. Se sulltanët në histori kryeeunukun e tyre i kishin gjithmonë të Zi”, shprehet ligjvënësi demokrat, Tritan Shehu.



