Gjylameti: Lista e PD-së ishte humbëse që në fillim. Protesta, pasojë e mungesës së kulturës të pranimit të rezultatit

Deputetja socialiste Blerina Gjylamati në një lidhje direkte me studion e lajmeve maratonë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në “Ora News”, komentoi rezultatin e 11 majit.

“Kur të mbarojë numërimi i të gjithë votave atëherë mund të lexohet i gjithë ky sistem zgjedhor për të parë se çfarë ka prodhuar dhe se si pastaj lidhet emri i gjithkujt që ka kandiduar me mbështetjen që ka.

Qarku i Elbasanit nuk ka nisur akoma numërimi për kandidatët, por besoj duhet pritur të mbyllet ky proces për të parë se çfarë mund të ndryshohet në sistem.

Unë kam qenë që në fillim për një sistem tërësisht të hapur përveç një formulë korrigjimi për ata që garojnë për herë të parë në politikë.

Normalisht po të shikojmë atë çfarë po ndodh me votat në Tiranë, rezulton se votohet emri por që nuk lidhet drejtpërdrejtë me njësinë ku ai punon, apo garon. Ndaj normalisht duhet parë e gjithë sistemi.

Sa i përket raportit të OSBE/ODIHR-it duhen lexuar jo vetëm të metat, por edhe arritjet e shënuara.

Sa i përket protestës së opozitës, në vend që ajo ditë duhet të ishte një ditë feste për Shqipërinë vijon ende mentaliteti destruktiv. Dhe kjo ka të bëjë me mospranimin e rezultateve në zgjedhje. Nëse ka diçka që e kam pranuar gjithmonë është çdo gjë qeveriset më mirë nëse ka një opozitë funksionale.

Me keqardhje e them që listat që ishin ndërtuar ishin lista të cilat parashikonin humbjen. Mënyra se si ishin bërë ishte marrja e mandateve në listat e mbyllura dhe kaq”, tha Blerina Gjylameti.

NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI

EMISIONET