“A s’janë lodhur shqiptarët me ju?”, Berisha i prerë: Thashë "goodbye" në 2013-n, por ...

“A s’janë lodhur shqiptarët me ju?”, Berisha i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur po të njëjtin qëndrim teksa u pyet nëse do të duhet të jepte dorëheqje nga drejtimi i demokratëve, duke marrë shkas nga rezultati i zgjedhjeve.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se nuk do të largohet kurrsesi në këto kushte kur përballë ka një qeveri të korruptuar, ndërsa kujtoi dorëheqjen e vitit 2013.

“Këto janë teza të atyre që duan të justifikojnë blerjen masive të votës, dhunimin masiv të votës. Nëse do që të bëj një analizë pak më…s’doja të futesha në të gjitha aspektit.

Por tani po them se cila është e vërteta. Një përpjekje antiligjore, antikushtetuese, për të asgjësuar opozitën e vërtetë. Kjo është në kundërshtim me çdo lloj parimi dhe ligji.

PD u fut në zgjedhje pa log dhe emri i kryetarit nuk ishte në listë. Ça synimi kishin? Zhdukjen e opozitës. 590 mijë votuan për opozitën. Opozita dëshmoi se është e paasgjësueshme.

Ata të tjerët morën turpin e tyre historik. Opozita është në këmbë e vendosur për interesa të shqiptarëve. Përpjekja për asgjësimin mori dështim. Ka njerëz që keqkuptojnë.

Statuti i partisë i ka gjërat e qarta. Ai statut do të zbatohet pikë për pikë. Vetëm se unë jam këtu sot. Kam bërë një betim në 1991. Që zgjedhjet që do të humbasë, do të largohem nga politika. Në rastin e parë që ka ndodhur, në 2013 kam thënë ‘goodbye’.

Në këtë kontekst të harroj kush se unë mund të tërhiqem, përveç votës së demokratëve, nga situata të tjera, përballë krimit. Përkundrazi vetëm sa më shtojnë motivet.

Anëtarët e PD, në përputhje me statutin do të ftohen që të votojnë. Ata që rrinë në ekrane, rrahin ujin në havanë. Se për atë paguhen.

Statuti do të zbatohet. Ata që duartrokasin dhe të thonë se; na erdhi radha, ata janë meskinë, viktima të segmentit të shkurtër", tha Berisha.

Gjithashtu, ai theksoi se më 14 maj Opozita dëshmoi se është e paasgjësueshme, ku 500 mijë qytetarë votuan për të

"Cila është e vërteta? Një përpjekje antiligjore, antikushtetuese për të asgjësuar me çdo kusht opozitën e vërtetë. Kjo është fakt. Kjo është ndërhyrje direkte në fushatë, kjo nuk është shpikje e imja, ky është një realitet. Në kundërshtim me çdo lloj parimi dhe ligji, PD-ja, forca kryesore opozitare u fut në zgjedhje pa logo dhe emri i kryetarit të koalicionit u refuzua në mënyrën më staliniste.

Të gjitha këto kishin për qëllim zhdukjen e opozitës. Tani procesi ka mbaruar. Çfarë ndodhi? 500 mijë shqiptarë votuan opozitën. Dështuan të gjithë ata, vendas dhe të huaj, që donin të zhduknin opozitën. Opozita dëshmoi se është e paasgjësueshme. Opozita është në këmbë, e vendosur të qëndrojë më fuqishëm se kurrë për interesat e shqiptarëve.

Së dyti, kemi një statut partie, se ka njerëz që keqkuptojnë. Përdorin dy lloje mashtrimi, tezash. Ai statut do zbatohet pikë për pikë. Unë jam ky që jam sot këtu.

Në verën e vitit 1991 kam bërë një betim, që zgjedhjet e para të lira që do humbas, unë largohem nga politika. Unë nuk tërhiqem përpara krimit monstruoz elektoral. Vetëm sa më shtojnë motivet. Por anëtarët e PD, në përputhje me statutin, do ftohen. Ata që rrinë nëpër ekrane, ata rrahin ujë në hava", tha Sali Berisha.

EMISIONET