"Foltorja" e 5-të/ Lela: Protestën nuk e 'thërret' opozita, e thërrasin skandalet...
Alfred Lela, drejtori i komunikimit të PD, tha në “Ora News” se protesta “Foltorja” para Kryeministrisë nuk është 'thirrur' nga opozita, por nga skandalet e shumta që detyrojnë qytetarët të dalin për të kërkuar drejtësi.
" Në një farv mënyre mund të thuhet se protestën nuk e thërret opozita, e thënë kjo në mënyrë simbolike, e thërrasin skandalet e shumta dhe nuk ke nga t'ia mbash pa u detyruar që të kryesh rolin si opozitë.
Edhe pse është periudhë festash, pak atipike për organizimin e një proteste. Protesta është zëri i domosdoshëm i daljes, i rezistencës, i qëndrimit kundër skandaleve të cilat nuk kanë të reshtur.
Përtej retorikës politike, unë mendoj se nevoja e qytetarëve është e përbashkët", u shpreh Lela.

