1700 deputetë nën verifikim/ Brenda marsit raporti se kush ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit

1700 deputetë që kanë qenë në parlament prej vitit 1991 deri më tani janë nën verifikim nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit. Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve deklaron se Brenda marsit do të ketë raport të qartë për certifikatën e pastërtisë.

Autoriteti i Dosjeve ka nisur të verifikojë të gjithë deputetët që kanë qenë në parlament prej vitit 1991 deri më tani, nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

Por kjo përgjigje do të kërkojë shumë kohë. Ky është qëndrimi I kreut të institucionit Gentiana Sula e dhënë në Komisionin e Ligjeve.

Një tjetër çështje është dhe hapja e sekreteve për deputetët që në vitin 1996 – 1997 janë deklaruar të pastër nga komisionet Mezini e Bezhani, për këtë, Sula u shpreh se shpejt do të ketë raport konkret.

Përballë deputetëve ajo kërkoi shtim edhe të stafit kjo për të pasur të dhëna konkrete nga dosjet që do të hapen, por po ashtu dhe për sigurinë e paprekshmërisë së të dhënave.

EMISIONET