1 VIT NGA ARRESTIMI I ISH-PRESIDENTIT/ Ilir Meta tjetër kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë
Në ditën që shënon 1 vjetorin e arrestimit dhe qëndrimit në paraburgim, ish-presidenti Ilir Meta ka depozituar në Gjykatën e Posaccme një tjetër kërkesë ku kërkon lirinë përmes shuarjes të masës se sigurisë "arrest në burg", caktuar me kërkesë të SPAK që ka ngritur ndaj ish-kreut të shtetit disa akuza.
Meta pretendon shuarje të masës pasi ka kaluar një vit nga izolimi i tij dhe çështja penale ende nuk ka shkuar në gjykim.
Më herët ish-presidenti ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, por të gjitha kërkesat janë rrëzuar nga Gjykata e Posaccme.
Ilir Meta, u arrestua më 21 tetor 2024 në Tiranë me urdhër të SPAK-ut (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), pas disa vitesh hetime për korrupsion dhe pastrim parash.
Sipas dosjes hetimore, SPAK e akuzon Metën për: Korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, për përfitime financiare në këmbim të ndikimit politik; Pastrim parash, për blerje pasurish dhe transaksione me fonde të dyshimta; Fshehje dhe mosdeklarim pasurie, për shpenzime dhe kontrata të paarsyetuara.
Në maj 2025, akuzat u zyrtarizuan nga prokuroria, ndërsa Meta e ka cilësuar çështjen si një “proces politik


