Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme (3 janar 2021) në aksin rrugor Lezhë -Mamurras, pranë mbikalimit të Laçit.

Policia e Lezhës bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin E.L.,37 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen e për pasojë ka marrë flakë.

“Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit shtetasin E.L., ndërsa shtetasi L.C.,i cili ishte pasagjer në këtë mjet ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë, nën kujdesin e mjekëve” – thuhet nën njoftimin e policisë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.