Partia Demokratike thotë se në shkollën ‘Jeronim de Rada’, situata është alarmante pasi është përhapur Covid-19.

Në një prononcim për mediat, ish-deputetja e Albana Vokshi, u shpreh se në PD kanë ardhur denoncime se rreth 10 mësues e staf drejtues janë infektuar me Covid-19.

Albana Vokshi: Vetëm pak minuta më parë në këtë shkollë, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, inaguroi rikonstruksionin e kësaj godine e financuar me fonde të shtetit të Katarit. Në këtë inagruim ishte vetëm Erion Veliaj me disa militantë të PS. Nuk kishte në inagurim as mësues, as prindër dhe as nxënës. Kjo për faktin se në këtë shkollë është përhapur në mënyrë masive Covid-19. Mbrëmë në orët e vona të natës, në grupin e punës të ngritur nga Lulzim Basha, kanë ardhur disa denoncime e shqetësime në liodhje me këtë çështje. Në shkollën ”Jeronim de Rada”, ka 10 mësues e staf drejtues të shkollës që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Kjo do të thotë se 1/4 e stafit drejtues është pozitiv. Është një situatë alarmante.”