Tubi i Rozetës (pastrueses) si Guri i Rozetës dhe mafia e incineratorëve

Tubi i Rozetës (pastrueses) si Guri i Rozetës dhe mafia e

Në vitin 1799 një oficer francez, gjatë fushatës së Napoleonit në Egjipt, gjeti një pllakë me mbishkrime në dy gjuhë: njëra me hieroglife egjptiane, dhe tjetra në greqishten antike.

Tubi i Rozetës (pastrueses) si Guri i Rozetës dhe mafia e

Askush nuk i kishte zbërthyer deri atëherë hieroglifet egjiptiane, por teksti në greqishten antike shërbeu si çelës për një zbulim të madh, të kuptohej alfabeti egjiptian antik. “Guri i Rozetës” sot shërben si term për të nënkuptuar diçka që shërben si kod për të çkoduar një mister.

Kërcim në kohë dhe ja tek jemi sot, kemi një “Gur Rozete” modern:

Tubi i Rozetës, pastrueses së shefes së kabinetit të zëvendësit te kryeministrit.

Tubi i Rozetës (pastrueses) si Guri i Rozetës dhe mafia e

Ky tub aspiratori shërben si një tjetër çelës që zgjidh misterin mes shkakut dhe pasojës, mes të korruptuarit dhe korrupsionit. Ditën kur foli, Rozeta e shtriu tubin deri tek kryeministri.

Tubi i Rozetës, pastrueses, ishte plot me “llum” me vlerë.

Para korrupsioni. 500 mijë euro që turpërojnë agjentin McGonigal që u shit për 225 mijë dollarë.

“Ndiq paranë” që të çon tek mafia ishte koncepti që vendosi prokurori i Palermos Gaetano Costa, i vrarë në 1980.

“Ndiq paranë” u perfeksionua nga Giovani Falcone që çoi në burg dhjetëra mafiozë. Në fund edhe Falcone u vra në 1992.

Pra, koncepti funksionon fort dhe i dhemb mafias.

Inceneratorët janë aferë tipike mafioze. Tubi i aspiratorit me paratë që vazhdojnë e thithen nga xhepat e shqiptarëve, është Guri i Rozetës që zbërthen këtë aferë mafioze.

Mjafton që SPAK të ndjekë paratë e tubit të Rozetës, pastrueses së shefes së kabinetit të zëvendësit të Kryeministrit dhe do të kishim zgjedhje të parakohshme. Sepse atë ditë do të ishte hapur Kutia e Pandorës.

rozeta dobi oerd bylykbashi incineratorë

EMISIONET