Ky Kuvend i turpit nuk mund të mbajë sovranitetin tonë

Ky Kuvend i turpit nuk mund të mbajë sovranitetin tonë

Mbledhja e Kuvendit të Shqipërisë në një seancë të zakonshme, vazhdimi normal i punëve të këtij institucioni anormal, pasi ke ftuar që shqiptarët të votojnë për deputetë të rinj është një tallje me ne qytetarët, një turp i paparë, një estradë, një karagjozllik i nivelit më mediokër që nuk e ka parë kurrë Shqipëria dhe Bota!
Sistemi i qeverisjes ka dalë nga fiqiri!

Logjikisht kur shqiptarët kanë votuar për të tjerë deputetë, ky Kuvend i turpit nuk mund të mbajë sovranitetin tonë. Ku janë gjoja ekspertët e Kushtetutes!

Por ku Kuvend i keqpërdorur deri në palcë këtë fat do të kishte. Por çfarë faji kemi ne qytetarët!

Si nuk ka kanë turp ata që u ka mbaruar mandati logjikisht dhe përsëri shkojnë votojnë ligje!

Asnje ligj që është absurd nga ana e logjikes njerezore nuk mund te jetë ligj i ligjshem. Asnje ligj qe bie ndesh me parimet e kushtetutes, pra me sovranitetin e pacenuar dhe te pandashem, nuk mund te jete i ligjshem. Nuk mund te zhvilloje seancat normalisht nje Kuvend pas zgjedhjes. Seanca te jashtezakonshme ndofta! Ndryshe hapim rruge cmendurisë në ligj. Ka shkolla, juridike natyraliste, formaliste, të se drejtes natyrore per kete. Partite nuk mund te bejne ligje sipas kokes se tyre!

Mirë shumica që dihet si e ka përdhosur Kuvendin, por nuk kuptoj as opozitën si nuk e denoncoi njëherë deri tani këtë situatë që është krejtësisht jo kushtetuese!

Si është e mundur?

(Shenim: Ky eshte nje opinion i postuar në facebook nga profesori Artan Fuga, titulli: Redaksional)

 

 

EMISIONET