Komedi dhe tragjedi, kjo që po interpreton Rama

Komedi dhe tragjedi, kjo që po interpreton Rama

Ai sot po shpalos, legalizimin e kanabisit mjekësor“, me pyetjen 6 te “Këshillimit”.

Ne fakt kështu vetëm “licensohen” grupet kriminale te Kanabisit!

Kjo është e vërteta e kësaj pyetje 6, gjë qe me detyron te ritheksoj:

1-Kanabisi mjekësor nuk ka ndonjë përdorim te gjere ne mjekësi, përkundrazi shume te kufizuar ne nivel eksperimental, veçanërisht komponenti i tij “dronabinol” mbas përpunimit, per fazat terminale te tumoreve, te HIV dhe deri diku ne sklerozen multiple, sipas vete FDA.

Ndryshe kjo nga Kokaina e Opiatet, qe prodhojne qindra komponente mjekesore.

2-Shqiperia nuk ka te tilla kapacitete eksperimentale e perpunuese, por dhe tregu boteror eshte shume i kufizuar. Italia psh prodhon vetem sasi te vogla nen kontrollin e ushtrise.

3-Si pasoje perfitimi ekonomik me kete “kanabis” mjekesor per ne eshte zero, gje qe e provoi dhe MV, ku degradoi drejt perdorimit si droge e per trafiqe.

4-Te mendosh si Qeveria, se Kanabisi mjekesor do te ndaloje perdorimin si droge te tij dhe veprimtarite kriminale, eshte fanta shkence.

Vecanerisht kjo per Shqiperine ku shteti eshte ingzistent apo pjese!

Guardia di Finanza deklaron ritje me 50% te siperfaqes se kultivimit prej vitit 2021 ne ate 2022

5-Pra keshtu i hapet rruga „licencimit“ te disa grupeve kriminale, gje qe con ne:

Legalizimin“ e kriminalitet dhe te grupeve prodhuese e trafikuese, ne forcimin kriminalitetit.

Cfrytezimin tashme ne “legalitet” si bujkrober te fshatareve, qe nuk do te perfitojne asgje, perkundrazi do tu renohet dhe aktiviteti normal bujqesor e blegtoral.

Ne promocionin e perdorimit te droges Kanabis, kur dhe aktualisht ky eshte nje problem shume i madh shendetesor e social qe prej moshes 12 vjec.

Ne shkaterrimin e imazhit te vendit, te maredhenieve me partneret e demtimin e procesit tone te integrimit europian.

Kjo eshte e verteta e ketij teatraliteti te pa pergjegjeshem, por me pasoja te renda, qe po ndodh. 

EMISIONET