Gjashtë muaj nga votimi në KLP, SPAK vijon të mbajë peng zgjedhjen e dy prokurorëve të rinj.

Gjashtë muaj nga votimi në KLP, SPAK vijon të mbajë peng

Teksa ka përfunduar afati kohor për zgjedhjen e dy kandidaturave të reja në strukturën e posaçme SPAK, ende ky institucion nuk ka dalë me një vendimmarrje konkrete, për kualifikimin e tre kandidatëve të tjerë që janë Anita Jella, Ndini Tavani dhe Bledar Maksuti.

Kur kanë kaluar 6 muaj nga votimi me pikëzim i kandidaturave, komisioni i ngritur posaçërisht në SPAK me një gjyqtare, një prokuror, anëtarë të BKH-së dhe 1 përfaqësues të huaj, vijon të mos dalë në një konkluzion përfundimtar.

Ndryshe nga si veproi me shpejtësi për kandidaturën e prokurorit Olsi Dado, të cilin e emëroi në organikën e SPAK brenda një afati dy javor, nuk ka ndodhur kështu për tre kandidaturat e tjera Bledar Maksuti, Ndini Tavani dhe Anita Jella.

Në 7 dhjetor të vitit 2023, Këshilli i Lartë i Prokurorisë kualifikoi si kandidat për tre vakanca në SPAK prokurorët Olsi Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani.

Procesi publik u duartrokit nga të gjithë, pasi 4 vite nga krijimi i SPAK, ky institucion do të kishte numrin e plotë të prokurorëve.

Madje drejtuesit e SPAK, Arben Kraja dhe së fundi Altin Dumani, herë pas here ka ngritur problemin e ngarkesës dhe mungesës së prokurorëve, duke sjellë një ngarkesë të tepruar me çështje penale.

Nën këtë trysni, Këshilli Lartë i Prokurorisë, brenda një procedure rekord përzgjodhi fituesit. Por ajo që bën habi deri në këtë kohë, ku kanë 6 muaj është fakti që vetë ky institucion po pengon efiçencën e tij.

Që nga dhjetori, SPAK në bazë të ligjit duhet të kryente brenda këtyre muajve “Vettingun” e tre kandidateve.

Nëse për kandidatin Olsi Dado ky proces u krye në kohë rekord, i cili u emërua prokuror në SPAK, për kandidatët e tjerë procesi ka ngecur, duke mos njoftuar për një datë fikse se kur do shpallet fituesi.

Nga burimet tona, institucionet e përfshira në procesin e “Vettingut”, ILDKPI dhe DSIK raportet për kandidatët kanë mëse tre muaj që kanë përfunduar. Ndërkohë, që vetë SPAK-u për arsye ende të paditura, nuk i ka dërguar ende në Këshillin e Lartë të Prokurorisë me qëllim emërimin e dy prokurorëve, duke çuar organikën në total 20 prokurorë.

Në këtë moment, ku gjithë besimi i gjithë opinionit publik është kthyer nga SPAK dhe priten rezultate nga dita në ditë, për goditjen e korrupsionit dhe krimit te organizuar, mosveprimi i SPAK për të marrë dhe dy prokurorë të tjerë ngre pikëpyetje.

Ose dy kandidatët nuk hyjnë në preferencat e tyre dhe i shkon përkrah hipotezës së hedhur së fundmi që SPAK është i kapur politikisht.

Ose mosveprimet për arrestimet që priten së fundmi ja ngarkojnë ngarkesën në punë dhe mungesës së prokuroreve.

Ose dy kandidatët e përzgjedhur kanë rezultate negative në aspektin pasuror apo të figurës.

EMISIONET